MPJ-ja gjermane dënon ashpër vrasjen e policit, Sarrazin sot vjen në Kosovë
24 shtator 2023
| 16:33
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për vrasjen e sotme të policit të Kosovës në pjesën veriore.
Vrasja e tij ka ardhur nga një grup i armatosur e i maskuar kriminal, që dyshohet të jenë serbë, sipas kryeministrit Albin Kurti.
“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”.
“Manuel Sarrazin udhëton për në Kosovë sot”, ka shkruar ministria e Jashtme gjermane.
Sarrazin është emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor.