MPJ-ja i shkruan brendit “Lacoste” për Djokoviqin: Personi që sponsorizoni nderon terroristët
Ministria e Punëve të Jashtme i ka reaguar brendit të njohur “La Coste”, i cili sponsorizon tenistin serb, Novak Djokoviq, kjo pasi ky i fundit nderoi tre terroristët që u vranë në veri.
MPJ përmes një shkrimi në Twitter, ka etiketuar brendin duke i përmendur se polici i vrarë, Afrim Bunajku, ka qenë një baba, bashkëshort dhe shërbyes i shtetit të tij dhe gjithë qytetarëve.
“Ai u vra në në sulm terrorist i cil u dënua nga ShBA dhe BE-ja. Personi që ju e sponsorizoni, Djokoviq, sapo nderoi këta terroristë para 13.9 milionë ndjekësve të tij”, thuhet në postim.
Po ashtu, MPJ-ja ka pyetur nëse brendi miliardë dollarësh dëshiron të jetë i lidhur me glorifikimin e terrorizmit.
“Ju me sigri nuk dëshironi që biznesi juaj miliardë dollarësh të jetë i lidhur me glorifikimin e terrorizmit?”, thuhet në fund.