
MPJ-ja publikon udhëzimet për kosovarët që udhëtojnë në shtetet e Evropës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka publikuar udhëzimet orientuese për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në vendet tjera dhe ata që udhëtojnë transit drejt Kosovës.
Në njoftimin e saj kjo ministri ka bërë me dije se Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, dhe se të gjithë personat para nisjes duhet të kontaktojnë ambasadat apo konsullatat më të afërta në shtete që jetojnë.
Njoftimi i plotë i MPJ-së:
Javën e ardhshme Gjykata i vendos masën e sigurimit shtëpisë 1 milionëshe të shoqërisë civile
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera. Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara. Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë. Rrugë të mbarë dhe kujdes të shtuar.
https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/3376256062405556