MPJ-ja reagon për ndalimin e artistëve nga autoritetet e Serbisë
30 maj 2018
| 12:40
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) është e shqetësuar me ndalesën e artistëve dhe të rinjve nga Kosova nga ana e autoriteteve të Serbisë në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë në Merdare dhe keqtrajtimin e tyre nga policia e Serbisë.
“Pengimi i tyre, që të udhëtojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në aktivitetin tradicional ‘Mirëdita, Dobar Dan’, dhe i vetë kësaj ngjarje kulturore nga autoritetet e qytetit të Beogradit, janë në kundërshtim me politikën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të marrëdhënieve evropiane në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme do ta adresojë këtë çështje nëpërmjet kanaleve diplomatike”, është thënë në reagimin e MPJ-së.
/Epoka e re/