MPJ-ja: Serbia tentojë t’i korruptojë disa zyrtarë të vendeve anëtare të Interpolit
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka shprehur shqetësimin e thellë për mosanëtarësim e Kosovës në Interpol dhe për qasjen shantazhuese të shtetit serb karshi zyrtarëve të kësaj organizate si dhe disa delegacioneve të vendeve afrikane për të votuar kundër shtetit tonë.
Po ashtu kjo ministri e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli ka dënuar mësymjen e zyrtarëve të delegacionit të Serbisë në tentativën e tyre të korruptimit përmes mitos për disa nga zyrtarët pjesëmarrës të vendeve anëtare në Interpol.
“Anëtarësimi në Interpol ka qenë proces i përmbushjes së kritereve teknike dhe profesionale, të cilin struktura drejtuese dhe menaxheriale e Interpolit e ka vlerësuar pozitivisht, por Serbia dhe disa nga shtetet me të cilat ajo qëndron në raport të ngushtë, e politizuan. Republika e Kosovës falënderon të gjitha shtetet, që votuan pro anëtarësimit dhe do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me vendet aleate, SHBA-të dhe BE-në. Kosova nuk do të ndalojë së rrugëtuari në procese ndërkombëtare në të gjitha fushat”, është thënë në reagimin e MPJ-së.
/Epoka e re/