MPJ-ja tregon çfarë bisedoi Gërvalla me homologun e saj nga Kuvajti

19 shtator 2022 | 08:15

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar sot në Nju Jork me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Al-Sabah, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe për sfidat globale lidhur me sigurinë e ushqimit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, ministrja Gërvalla, theksoi seKosovës dhe Shteti i Kuvajtit qëndrojnë së bashku, përballë këtyre sfidave, në krah të aleatëve të përbashkët.

Në këtë takim ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, shoqërohej nga shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka dhe nga ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ministrja Gërvalla-Schwarz po qëndron në Nju Jork, ku në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës, me të cilët do të diskutojë për të arriturat e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qasjen e Serbisë ndaj zhvillimeve rajonale dhe për rreziqe që i kanosen rajonit dhe Evropës pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shtruar sot pllaka e dytë e xhamisë qendrore në…