MPJ-ja tregon se kur do ta njoftojë Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka sqaron opinionin publik se njoftimi zyrtarë ndaj institucioneve respektive të Republikës së Malit të Zi në lidhje me përfundimin e të gjitha procedurave të brendshme ligjore të ratifikimit të Marrëveshjes mbi kufijtë shtetërorë të mes të dyja vendeve do të bëhet brenda afatit të përcaktuar ligjor, respektivisht 15 ditë pas publikimit të kësaj marrëveshje në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Publikimi i Ligjit mbi ratifikimin e marrëveshjes së lartpërmendur është bërë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 15 maj.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, do të njoftojë autoritetet e Malit të Zi nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe në formë të shkruar për plotësimin e procedurave të brendshme dhe për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje”, është thënë në njoftimin e MPJ-së e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli.
Ky sqarim i MPJ-së ka ardhur pasi mediet kanë raportuar se Kosova ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht Malin e Zi për përfundimin e procedurave të brendshme sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit.
/Epoka e re/