MPJ kërkon nga qytetarët e Kosovës që t’u shmangen udhëtimeve drejt Irakut, Iranit dhe Jemenit

08 janar 2020 | 12:59

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës t’i shmangin udhëtimet drejt Irakut, Iranit dhe Jemenit, pas situatës së tensionuar atje.

MPJ-ja ka theksuar se këto vende nuk ofrojnë siguri për shtetasit e Kosovës.

“Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

Sipas kësaj komunikate, MPJ-ja është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak.

“Ministria e Punëve të Jashtme sipas misionit të saj për të ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon. Gjithashtu kemi vendosur kontakt me qeverinë e regjionit të Kurdistanit për të mbështetur në çfarëdo nevoje shtetasit e Kosovës në Irak”, është thënë në këtë komunikatë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Gjermani, Richard Grenell, ka dhënë qëndrimin…