MPJ për tërheqjen e njohjeve: Propagandë false e Serbisë (Dokument)
07 nëntor 2018
| 13:30
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se Unioni i Komoreve, nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
“Kemi marrëdhënie diplomatike me Komoros”, ka thënë për “klankosova.tv” këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
“Serbia mund të përdor pra dhe propagandë, por zyrtarisht jemi të qartë. Janë vetëm përpjekje të Serbisë që në vazhdimësi rezultojnë false”, ka thënë ai.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka dalë sot në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Jashtëm të Unionit të Komoreve, Suef Mohamed El-Amin dhe ka bërë me dije se ky shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ky shtet afrikan Kosovën e ka njohur zyrtarisht në maj të vitit 2009.