MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 dhjetor 2024
| 20:35
Kosova ia ka refuzuar kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiç, si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të marrë nga Beogradi.
Lajmin për REL e konfirmoi Qëndresa Fazliu nga Zyra për komunikim në MJPD.
Ky vendim vjen pas veprimeve të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht të vizitave që synohen të kryhen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, qëndrim ky që është ashpërsuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare”, tha Fazliu.
Nga MPJD-ja thanë se Ristiç kishte bërë kërkesë që të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor.