MPJD-ja jep detaje për aksidentin në Austri

19 maj 2022 | 11:44

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë me dije se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë, pas aksidentit të një autobusi me targa të Kosovës.

Në njoftim e MPJD-së është thënë se shtatë persona janë liruar nga spitali, ndërsa një është duke vazhduar trajtimin mjekësor.

“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD-ja do t’ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”, ka njoftuar MPJD-ja.

Po ashtu, MPJD-ja ka theksuar se ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës së Kosovës për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre.

Mediat në Austri kanë raportuar se në orën 03:00 të së enjtes, një autobus me targa të Kosovës është aksidentua në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.

Sipas fotografive të publikuara nga mediat austriake, autobusi i aksidentuar i përkiste kompanisë “Armend Tours”. Kjo kompani nuk u është përgjigjur thirrjeve të “Radios Evropa e Lirë”.

Fillimisht, mediat austriake kanë raportuar se të lënduar ishin afër 20 persona, tre pre të cilëve në gjendje më të rëndë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angel Di Maria është një hap larg transferimit në Juventus.…