MPJD: Jemi në kontakt me tre shtetas të Kosovës për t’i evakuuar nga Afganistani

16 gusht 2021 | 12:34

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë me dije se është në kontakt me tre shtetas të Kosovës, me qëllim që t’i evakuojë nga Afganistani.

MPJD ka njoftuar se ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

Përmes një njoftimi për media, kjo ministri ka thënë se është duke punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë që të evakuojë të gjithë shtetasit e Kosovës nga Afganistani.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera ishte e nxehtë për Granit Xhakën. Mesfushori, një lider…