MPJD nderon mërgatën në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit, organizon koncert

30 korrik 2024 | 08:37

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon festën “Faleminderit mërgatë” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në komunikatën e kësaj ministrie thuhet se aktivitetet do të fillojnë sot nga ora 10:00 deri në ora 23:00.

“Qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes të cilave do të promovohen produkte vendore, turizmi, kultura, teknologjia si dhe këndi ku qytetarët nga diaspora do të kenë mundësi të regjistrohen”.

“Gjatë kësaj feste, në kuadër të aktiviteteve do të ketë: ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë. Aktivitetet tërë ditore do të përmbyllen me koncertin “Faleminderit mërgatë”, i cili fillon nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas për të gjithë. Artistët që do të përformojnë në këtë koncert janë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka vazhduar me kritika ndaj Bashkimit Evropian…