MPJD: Po kryhen procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e Hajrizit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar pas kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë.
Në njoftimin drejtuar mediave, MPJD ka thënë se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar pas kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë. Në njoftimin drejtuar mediave, MPJD ka thënë se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij, raporton Express. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, ka folur edhe avokati i angazhuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci.
“Unë kam premtuar se do ta sjell trupin. Misioni ka përfunduar mirë. Jam shumë i lodhur, s’mund ta zgjasë shumë. Trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorit dhe Policisë së Kosovës. Ata vazhdojnë tash me procedurat e mëtutjeshme. Do të ketë ekzaminime shtesë, është në kompetencë të prokurorit, besoj deri të hënën apo të martën do të kryhen të gjitha. Gjitha dokumentet që kam pasur ia kam dorëzuar prokurorisë sonë, policisë, kështu që kemi pasur një koordinim të shkëlqyer. Shumë na ka ndihmuar Zyra e Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Koci.
Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, u vra me 19 korrik në Serbi.