MPJD reagon pas sulmit të autobusit në Serbi me mërgimtarë nga Kosova: Regjimi i Vuçiqit po vazhdon nxitjen e dhunës ndaj shqiptarëve
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka reaguar për autobusin me kosovarë që është sulmuar me gurë dje në Serbi, derisa ishte nisur për në Gjermani.
Ajo ka thënë se nuk është asnjë i lënduar, dhe se si MPJD e dënojnë këtë sulm dhe janë të shqetësuar.
“Dje një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe i dënojmë motivet e këtij agresioni”.
“Republika e Kosovës e kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe diasporës së saj. Është e qartë se regjimi i Vuçiqit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të rënda”, ka shkruar Gashi.