MPJD: Serbia liron Sadik Durakun

15 tetor 2024 | 12:24

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Serbia ka liruar nga paraburgimi kosovarin Sadik Duraku, që ishte arrestuar më herët gjatë këtij vitit nën dyshime për krime lufte më 1999.

Duraku, me shtetësi të Britanisë së Madhe dhe Kosovës ishte arrestuar më 17 prill në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci.

“Njoftim
Lirohet z. Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studimi i fundit rindez debatet, por Gabriella Airaldi nuk ka…