MPJD sërish nuk lejon vizitën e Petkoviqit në Kosovë

23 nëntor 2021 | 17:02

Drejtorit i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i është ndaluar vizita e tij në Kosovë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ministri ka treguar arsyet e refuzimit të kësaj vizite.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq, për të vizituar Kosovën në periudhën 23-25 nëntor 2021. Ky refuzim ka ndodhur për shkak se z. Petkoviq, duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës”, është thënë në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefano Pioli shpjegon se çfarë duhet të ndryshojë Milani për…