MPMS e para në përmbushjen e obligimeve të MSA-së
10 mars 2019
| 00:04
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është renditur edhe njëherë në krye të institucioneve të vendit për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabibilizim-Asociimit (PKZMSA) dhe Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) për vitin 2018.
Siç njofton MPMS, në bazë të një raporti të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, MPMS e udhëhequr nga Skender Reçica del të jetë e para duke përmbushur plotësisht obligimet për MSA-në dhe ERA-n.
Ndryshe, MPMS në bazë të një raporti të publikuar javën e kaluar nga Lëvizja FOL, doli të jetë e para në zbatimin e objektivave në kuadër të planit të saj të punës për vitin 2018.