
MPMS-ja certifikon 164 punëkërkues të rinj për ndërmarrësi
08 shkurt 2018
| 10:57
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), e mbështetur nga GIZ-i ka bërë certifikimin e 164 punëkërkuesve të rinj që kanë ndjekur trajnimin e ndërmarrësisë në kuadër certifikimit të programeve të vetëpunësimit.
Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica, ka bërë shpërndarjen e certifikatave për përfituesit e këtij trajnimi.
Reçica ka theksuar se me këtë projekt do të krijohen 50 ndërmarrje dhe do të përfitojnë mbi 300 familje në vend.