MPMS: Vonesat për pensione të familjeve të dëshmorëve për shkak të ish-qeverisë
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka sqaruar të premten se vonesat për përfitimet e pensioneve për familjet që e kanë statusin e familjeve të dëshmorëve për shkak të grumbullimit të lendeve dhe mos trajtimi i kërkesave për një periudhë rreth 7 vjeçare nga Qeveria e kaluar.
Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për “Telegraf”-in se pasi kanë marr drejtimin e ministrisë kanë zhbllokuar këtë proces. “Vonesat që kanë ndodhur deri më tani sa i përket pensioneve të familjeve të dëshmorëve janë si pasojë e mos trajtimit të lëndëve apo kërkesave për një periudhë rreth 7 vjeçare. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka shfuqizuar vendimet e më hershme të cilat kanë qenë të padrejta dhe me këtë rast kanë mohuar realizimin e të drejtës së aplikimit për pensione për disa kategori përfituese, përfshi edhe familjet e dëshmorëve dhe kjo kategori, bashkë me kategoritë tjera përfituese do ti gëzojnë pensionet që i takojnë në bazë të ligjit në fuqi”, deklaroi ajo.
Kqiku ka treguar se deri më tani kanë 477 aplikime për pension të familjes së dëshmorit.
“Nga 1 dhjetori 2017, në Departamentin e Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Viktimave Cilivile, kanë aplikuar 477 aplikues për pension të dëshmorit. 55 lëndë për ndërrim kategorie nga viktima civile në kategorinë e dëshmorit, kanë hyrë në pagesë 55 përfitues. Ndërsa 12 familje të dëshmorëve që kanë aplikuar për herë të parë si raste të reja kanë hyrë në pagesë gjatë këtij muaji (janar 2018)”, është shprehur ajo.