Mposhtet edhe Akil Gjakova, por vazhdon garën për medaljen e bronztë
26 maj 2023
| 14:13
Edhe Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të “Grand Prix” të Austrisë.
Xhudisti nga Kosova është mposhtur nga moldavi Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Por, Gjakova do të vazhdojë në repesazh në garë për medaljen e bronztë.
Aty, ai do të ndeshet me një tjetër xhudist nga Moldavia, Petru Pelivan.