Mposhtet Loriana Kuka, por lufton për medaljen e bronztë
25 tetor 2020
| 16:22
Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë, pasi u ndalë në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest.
Në gjysmëfinale Kuka u mposht nga francezja Estelle Fanny Posvite. Kuka do të luftojë për medalje të bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë me rusen Antonina Shmeleva.