Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi: DY DEKADA MARRVESHJA E OHRIT
Ditë më parë doli vepra e radhës, Dy Dekada Marrëveshja Ohrit e autorit Ismet Jonuzi-Krosi.
Ndonëse turbulencat politike këtë vit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë bërë shqetësuese për Marrëveshjen e Ohrit, kjo vepër qartëson proceset historike të këtij shteti deri në luftën e lavdishme të UÇK në 2001, ku shqiptarët e sfiduan dhe dolën ngadhënjyes me çka arritën ta kurorizojnë me Marrëveshjen e Ohrit.
Theks i veçantë i kushtohet shënimit të 20 vjetorit (2001-2021), ku në formë precize janë vënë analizat për arritjet e kësaj Marrëveshje nga personalitetet që e arritën këtë dhe për ecuritë pozitive dhe rolin e madh të përfaqësuesve të faktorit ushtarako-politikë shqiptar dhe të akterve vendor e ndërkombëtar.
Vlerësimi i Eprorit të Lartë i UÇK z. Ismet Sylejmanit e shtjellon në formën më precize…
Sipas vlerësimit të konsulentit
ISMET SYLEJMANI
MARRËVESHJA E OHRIT LINDI NGA KOMUNIKATA NUMËR 6 E
USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
Qyteti i Ohrit u bë qyteti më i njohur në botë, sepse aty u arrit njëra nga
Marrëveshjet historike më të mëdha për paqe dhe demokraci euroatlantike! Ohrin e
ka bërë të njohur dhe me ndikim të fuqishëm Marrëveshja Kornizë, marrëveshje kjo
që buroi 100% nga lufta heroike dhe titanike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe
për herë të parë u ideua nga Kryekomandanti i saj i Përgjithshëm, nga Udhëheqësi i
popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti! Kjo Marrëveshje historike si
asnjë tjetër për në hapësirat e ish-Jugosllavisë, u mbështet fuqishëm nga faktori
politik botëror i udhëhequr nga SHBA! Marrëveshja Ohrit pati një unitet të fuqishëm
të Fuqive të Mëdha rreth saj, prandaj dhe u bë e mundur, ndalja dhe përfundimi i
luftës së armatosur dhe arritja e paqes dhe vendosja e demokracisë euroatlantike!
Figurat e mëdha botërore dhe personalitet e fuqishme të rreshtave të parë më në krye
Ambasadorin e SHBA-së James W. Pardew, pastaj përfaqësuesi i NATO-s Peter
Feith dhe përfaqësuesi i BE-së Fransoa Leotar, ishin promotorë të pandalshëm dhe
të vendosur për të shënuar suksese me çdo kusht! Rroli i faktorit politik maqedonas
në instancat shtetërore të IRJM-së, nën presionin e diplomacisë ndërkombëtare në
njërën anë, dhe të faktorit politik legal shqiptar në anën tjetër, ishte në funksion të
hapit të domosdoshëm e të detyrueshëm progresiv të epokës së re, që po lëndëte në
truallin e larë me gjak të Maqedonisë jugosllave! Marrëveshja e Ohrit lindi nga
Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe zanafilla e sajë në embrion është Komunikata nr
6 e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së! Marrëveshja e Ohrit mbanë vulë të madhe
shqiptare dhe është në funksion të plotë të jetës së lirë dhe të barabartë kombëtare,
politike e shtetërore me bazë të thellë dhe të fuqishme euroatlantike! Ohri në
Maqedoninë e Veriut, mbetet qyteti model ku është arritur Marrëveshja Historike
më funksionale dhe më me ndikim rajonal dhe ndërkombëtarë! Marrëveshja e Ohrit,
në historinë e Maqedonisë së Veriut po shihet qartë se ishte goditja në shenjë nga të
gjithë aktorët, duke u nisur nga Ai që e financoi(me urdhër të Kryekomandantit dhe
me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, u financua mbi 250, 000 CHF),
nga hartuesi profesionalist, pastaj edhe të faktorëve të paevitueshëm relevant që
kontribuan në arritjen dhe zbatimin e sajë, do të dëshmohet se jo vetëm ishte më e
madhja, më e mira dhe më e suksesshmja, por edhe do të ofrohet e propozohet për
zgjidhje të qëndrueshme në situata të ngjashme dhe të përafërta kudo në botë! Lufta
heroike dhe mbinjerëzore e luftëtarëve, ushtarëve dhe komandantëve sypatrembur e
të komanduar me trimëri e guxim nga Kryekomandanti Ali Ahmeti dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, u bënë njëra nga bazat e fuqishme jo vetëm të Marrëveshjes
së Ohrit, por edhe të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, në BE dhe
mekanizma të tjerë relevant strategjik euroatlantik! Libri për Marrëveshjen e Ohrit,
të autorit Mr. Sc. Ismet Jonuzi – Krosi, hedhë dritë të plotë mbi këtë dokument e
ngjarje nga më të rëndësishmet të historisë së re të popullit shqiptar në Maqedoni të
Veriut dhe të pasurisë së historiografisë botërore!
MARRËVESHJA E ORHRIT – KULMI I KARRIERËS SË
AMBASADORIT TË SHBA JAMES W. PARDEW
Marrëveshja e Ohrit, për Ambasadorin Amerikan James W. Pardew, ishte arritja
më e madhe në karrierën e Tij profesionale! Marrëveshja e Ohrit, është marrëveshja
historike e cila realizoi ëndrrën e popullit shqiptar, për jetë të barabartë e me dinjitet
në tokën e tij në Maqedoninë e Veriut! “
…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words. I consider the Ohrid Agreement
to be the highlight of my professional career. jp…”!1
Opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar, duhet ta dij se njëri nga arkitektët e
Marrëveshjes së Ohrit është Ambasadori Amerikan James W. Pardew, i cili jo vetëm
nuk e ka fshehur, por e ka thënë me vendosmëri dhe krenari, se Marrëveshja e Ohrit,
ishte pika kryesore e karrierës së tij profesionale! Marrëveshja e Ohrit është e shenjtë
për shqiptarët, Ajo është e ujitur me gjakun e derdhur për li të Heronjve dhe
Dëshmorëve të Kombit! Gjithashtu Marrëveshja e Ohrit, mban vulën e pashlyer të
Ambasadorit të SHBA-së, Mikut të Madh të Kombit tonë, të pavdekshmit James W.
Pardew! Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur gjakun e derdhur për liri
të luftëtarëve të UÇK-së, Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit! Kush shkel mbi
Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur mbi pikën kryesore të karrierës profesionale të
Ambasadorit Amerikan James W. Pardew! Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit,
shkel mbi SHBA-në, EU-në dhe mbi Maqedoninë e Veriut, anëtare të NATO-s!
Prishtinë, më 3 Nëntor 2024! Ismet Sylejmani
Z. Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira. Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është pika kryesore e karrierës
sime profesionale. James W. Pardew! Ma ka shkruar Ambasadori Amerikan James W. Pardew, gjatë komunikimit
të Tij, me mua në facebook, më 5 Maj 2021, në ora 20:49!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 13 Gusht 2024!