Mrika Thaçi emërohet koordinatore për procesin zgjedhor në degën e AAK-së në Podujevë
08 nëntor 2018
| 15:33
Pas konsultimeve me degën e Podujevës dhe konsensusit të plotë në këtë degë, të enjten me vendimin e Kryesisë së AAK-së, Mrika Thaçi u emërua koordinatore për procesin zgjedhor në Degën e AAK-së në Podujevë.
“AAK-ja duke i besuar këtë mandat znj. Thaçi, shpreh mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë që bashkërisht të ri-strukturojë dhe forcojë strukturat e Degës së AAK-së në Podujevë, duke i shërbyer kësisoj demokracisë së brendshme dhe demokratizimit”, është thënë në njoftimin e AAK-së.
/Epoka e re/