
Mrika Thaçi zgjedhet kryetare e degës së AAK-së në Podujevë
07 prill 2019
| 13:18
Delegatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Podujevë kanë zgjedhur sot për kryetare të degës, Mrika Thaçin.
Lajmin e ka bërë me dije sekretarja organizative e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.
“Delegatët e AAK-së në Podujevë sot zgjodhën për kryetare të degës, një grua të jashtëzakonshme, Mrika Thaçin. Gratë dita-ditës po dëshmojnë se qëllimet fisnike i kapërcejnë gjinitë.
Suksese Mrika!”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” Donika Kadaj-Bujupi.
/Epoka e re/