MSh: 62 për qind e qytetarëve janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës
09 janar 2022
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 62 për qind e qytetarëve në Kosovë janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.
Përmes një njoftimin për medie, MSh-ja ka treguar shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
Kjo foto është e Marsit 2021, kur dozat e para të vaksinës COVID-19 arritën në Kosovë.
Që nga ajo kohë, muajve në vijim, falë profesionistëve shëndetësorë, vullnetarëve dhe partnerëve ne kemi bërë shumë përparim.
Më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa mbi 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar, dhe nivelet tona të vaksinimit janë ndër më të lartat në rajon.
Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar për ta bërë të mundur.
Por duhet ende të vazhdojmë.
Nëse nuk jeni vaksinuar ende, ju lutemi lajmërohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit për të marrë vaksinën, dhe kujdesuni që tre muaj pas dozës së dytë të merrni dozën përforcuese.
Bashkë ia dalim, andaj, nëse një nga të dashurit tuaj nuk është vaksinuar ende, bisedoni me ta dhe shikoni nëse mund të ndihmoni.
Le t’i bëjmë ato shifra edhe më të larta dhe le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur këtë pandemi