MSh: 89 për qind e viktimave me Covid, të pavaksinuar plotësisht
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë me dije se vaksinimi ka rol kyç në parandalimin e infektimit, vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga Covid-19.
Përmes një njoftimi për medie, MSh-ja ka treguar se 89 për qind e viktimave nga Covidi kanë qenë të pavaksinuar plotësisht.
“Vaksinat kanë rol kyç në parandalimin e infektimit, vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19. Nga 1.435 vdekje të shënuara nga COVID-19 në periudhën 5 gusht-1 dhjetor 2021 në Kosovë, 89% apo 1.280 vdekje janë regjistruar në mesin e personave të pa vaksinuar plotësisht. Kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga COVID-19”, ka bërë me dije ministria.