MSh: Gjatë gushtit u vaksinuan 15.3 për qind e popullsisë
01 shtator 2021
| 15:50
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë muajit gusht janë 15.3% e popullatës së vaksinuar.
Sipas kësaj ministrie, kjo është shifër rekorde për vendet e rajonit.
“Muajin gusht e filluam me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të popullatës të vaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit. Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (Korrik 2021), Shqipëri*10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021).”, është thënë në njoftimin e ministrisë.