MSh-ja aprovon shtatë Procedura Standarde të Operimit për menaxhimin e mbetjeve medicinale
23 gusht 2023
| 16:54
Grupi punues në përbërje nga profesionistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë, ka finalizuar shtatë Procedura Standarde të Operimit për menaxhimin e mbetjeve medicinale, të cilat janë aprovuar nga sekretari i përgjithshëm i MSh-së pas vlerësimit nga komisioni vlerësues për PSO.
Kryesuesi i grupit punues, dr. Shaban Osmanaj ka falënderuar anëtaret e grupit, ekspertët e angazhuar dhe MSh-në për bashkëpunim deri në finalizimin e tyre.
Grupi punues për hartimin e këtyre PSO-ve është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët e angazhuar nga Zyra e OBSh-së në Prishtinë.
PSO-të e aprovuara, janë të publikuara në web faqen zyrtare të MSh dhe mund t’i gjeni në vegëzen si më poshtë: