MSh-ja demanton lajmin se vaksinave u del afati para përdorimit

09 prill 2021 | 16:31

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka thënë se nuk duhet të krijohet panik për shkak të thashethemeve se vaksinat do të mbesin pa u dhënë për shkak se do t’iu del afati i përdorimit.

“Ju lusim që të mos u japin rëndësi thashethemeve. Kosova ka 24 mijë doza në administrim e sipër dhe tema që do t’i dalë afati ndonjë doze pa u përdorur është krejt e palogjikshme”, është thënë në reagimin e MSh-së. Të premten në disa medie është raportuar se vaksinave (AstraZenca) që kanë ardhur në Kosovë do t’ju del në muajin qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…