MSh-ja e Gazës: Më shumë se 37 mijë e 598 palestinezë të vrarë që nga 7 tetori
23 qershor 2024
| 15:32
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë me dije se të paktën 37 mijë e 598 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Kjo ministri gjithashtu ka treguar se që nga fillimi i luftës, janë plagosur 86 mijë e 32 persona, shkruan “Sky News”.
Këto shifra të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk bëjnë dallim në mes të luftëtarëve dhe civilëve.