MSh-ja fillon projektin për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit

25 shtator 2024 | 13:11

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se ka filluar realizimin e projektit për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit.

Në njoftimin e lëshuar ky projekt, pas periudhës testuese në katër komuna dhe regjistrimit të popullsisë për përcaktimin e numrit të saktë të banorëve do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Si fillim, ky projekt do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

“Ky plan ka për qëllim krijimin e një liste të saktë të banorëve dhe pacientëve për mjekët familjarë, duke u fokusuar në një organizim më efektiv të shërbimeve shëndetësore. Po ashtu, krijimi i kësaj liste do të lehtësojë identifikimin e pacientëve me nevoja specifike shëndetësore, duke u mundësuar mjekëve të ndjekin nga afër historikun e tyre, për parandalim dhe trajtim më cilësor të sëmundjeve. Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes Platformës shtetërore E-Kosova! Informacionet për mënyrën e aplikimit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në ‘Facebook’ dhe në të gjitha objektet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi A mendoni se ky distancim nga mjetet…