MSh-ja fton qytetarët të vaksinohen, “Delta” mund të dominojë në Evropë

12 korrik 2021 | 14:12

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se varianti “Delta” i Covid-19 mund të dominojë në Evropë.

Përmes një njoftimi për medie, kjo ministri ka ftuar qytetarët e Kosovës që të vaksinohen. “

Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për t’ju kthyer jetës normale. Të gjitha vaksinat që administrohen tek ne janë të sigurta, efektive e mbrojnë kundër shfaqjes së simptomave të rënda të sëmundjes të shkaktuar nga COVID-19.  Varianti “Delta” i Covid-19 mund të dominoj në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të siuatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë” është thënë në njoftimin e MSh-së, duke tregua se sot është vaksinuar edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka…