MSh-ja fuqizon bashkëpunimin në shëndetësi me Turqinë
Delegacioni i Ministrisë së Shëndetësisë i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, dr. Naim Bardiqi, është duke qëndruar në vizitë në Republikën e Turqisë.
Gjatë kësaj kohe delegacioni ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me autoritet më të larta shtetërore të shëndetësisë në Republikën e Turqisë.
Sekretari i përgjithshëm, dr. Naim Bardiqi ,është takuar me zëvendësministren e shëndetësisë prof. dr. Emine Alp Mese dhe drejtorin e përgjithshëm për BE dhe marrëdhënie ndërkombëtare dr. Selami Kiliç.
Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e deritanishme të Turqisë në shëndetësi si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që do të ofrohet në të ardhmen nga Republika e Turqisë në mbështetje të reformës në shëndetësi.
Delegacioni ka zhvilluar takim me presidentin e institucionit për barna dhe pajisje farmaceutike dr. Makki Gursoz ku është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e inspektimit farmaceutik.
/Epoka e re/