
MSh-ja: Gripi sezonal ka shënuar rritje dhe kalon pragun epidemik
12 janar 2024
| 15:12
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me situatën epidemiologjike me gripin sezonal.
MSh-ja ka theksuar se sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK-ja dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.
“Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar”, ka njoftuar MSh-ja.