MSh-ja hap konkurs për 350 specializantë, shumica prej tyre pritet të jenë anesteziologë

03 maj 2023 | 15:22

350 specializantë parashihet të pranohen në konkursin e fundi të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), ku prioritet do të kenë specializantët për lëmin e anesteziologjisë. Ky proces do të bëhet bazuar me Udhëzimin e ri administrativ për shkollim specialistik, i cili është miratuar para një muaji.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka thënë se Udhëzimi administrativ për specialistë përbëhet nga tri kritere bazë, teksa ka premtuar që çdo vit do të ketë specializime bazuar me këto kritere.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të specializantëve në konkursin e vitit 2020, mbi 1 mijë e 500 specializantë, pa planifikime strategjike duke tejkaluar planifikimin e burimeve njerëzore pa e evidentuar paraprakisht kuadrin deficitar dhe pa asnjë parashikim të kapaciteteve mentoriale dhe infrastrukturore, ka bërë që të mbingarkohen disa klinika. Po ashtu, janë krijuar edhe mungesa të kuadrit profesional në disa lëmi të tjera. Jemi dëshmitarë se në disa drejtime specialistike të Klinikës së Stomatologjisë, numri i specializantëve për një mentor klinik shkon deri 14 specializantë, ku sipas Udhëzimit administrativ 05/2017 (neni 47) thuhet se një mentor klinik mund të ketë nën mbikëqyrje jo më shumë se 3 specializantë”, ka thënë Vitia.

Ndërsa kryesuesi i Bordit për specializime, Edmond Haliti, ka thënë se me rastin e planifikimit të këtij konkursi janë konsultuar platforma të ndryshme ligjore dhe përvojat e vendeve të suksesshme dhe është bërë një zgjidhje optimale për t’i përmbushur nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit.

Po ashtu, ai ka thënë se më nuk do të ketë specializime me vetëfinancim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista e njohur Forbes ka publikuar listën me dhjetë sportistët…