MSh-ja heq nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina ‘AstraZeneca’, shkak skadimi i afatit
01 shtator 2021
| 16:50
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka njoftuar se kanë hequr nga administrimi mbi 133 mijë vaksina “AstraZeneca”.
Kjo pasi sipas ministrit Vitia, atyre u ka dal afati.
Më tutje, Vitia ka konfirmuar se këto vaksina ishin pjesë e donacionit të Norvegjisë.
“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania ‘AstraZeneca’ pjesë e donacionit nga Norvegjia, e që u ka skaduar afati”, ka thënë Vitia.