MSh-ja kërkon nga qytetarët që t’i kufizojnë kontaktet me të tjerët

24 janar 2022 | 11:22

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se për të frenuar valën e re të infektimeve me Covid-19, kufizimet e kontaktit janë të nevojshme.

MSh-ja ka theksuar se ata që kanë më pak kontakte ulin rrezikun e infektimit të vetes dhe të tjerëve.

Më tutje, MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19 edhe me dozën përforcuese.

“Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme. Sepse, ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerët. Vaksinohu dhe ftoni të tjerët të vaksinohen! Merrni dozën përforcuese!”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu…