MSh-ja me apel për qytetarët: Vlojeni ujin për ta shmangur shpërthimin e epidemive
22 janar 2023
| 15:25
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka dalë me disa rekomandime për qytetarët pas reshjeve të shiut para disa ditëve.
MSh-ja ka kërkuar nga qytetarët që para përdorimit të ujit ta vlojnë atë, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes”, ka njoftuar MSh-ja.
Njoftimi i plotë i MSh-së: