MSh-ja me ndalesa të reja për institucionet shëndetësore për shkak të Covid-19

20 mars 2020 | 14:39

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, i shpallur tashmë si kërcënim global i shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka sjellë sot vendim edhe për disa masa specifike për institucionet shëndetësore.

Këto masa janë:

Urdhërohen menjëherë institucionet shëndetësore publike stomatologjike në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës të punojnë vetëm në raste urgjente respektivisht në menaxhimin e dhimbjeve dhe indikacionet për nxjerrje të dhëmbit; dhe të menaxhojnë stafin konform situatës aktuale;

Urdhërohen menjëherë të ndërpresin punën të gjitha institucionet shëndetësore private spitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës që ofrojnë shërbimet për rehabilitim fizikal dhe klimatik dhe shërbimet e terapisë fizikale me rehabilitim (Banja e Kllokotit, Nëna Naile dhe Onix Spa);

Urdhërohen menjëherë të ndërpresin punën të gjitha institucionet shëndetësore private jashtë spitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si ambulancat stomatologjike, ambulancat e terapisë fizikale dhe ambulancat specialistike të mjekësisë fizikale;

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), obligohet Inspektorati Shëndetësor të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për zbatimin e këtij vendimi në të gjithë territorin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Fidan Aliti nëpërmjet një mesazhi…