MSh-ja njofton për rangimin e ri të komunave për Covid-19

08 janar 2021 | 15:39

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e
Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përkatësisht numrin e rasteve të reja të Covid-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh, raporton “Epoka e re”.

Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 7 komuna:

Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi, dhe Juniku.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna:

Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

 

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka…