MSh-ja: Pandemia nuk ka mbaruar, vaksinohuni

26 prill 2022 | 10:22

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Kosova ka shënuar këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të Covid-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

“Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të Covid-19, sepse pandemia Covid-19 nuk ka mbaruar”.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët dhe infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë…