MSh-ja: ‘Paracetamol P 500’ nuk është i regjistruar në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka reaguar ndaj shkrimeve rreth një produkti ‘Paracetamol P 500’ se po llogaritet si një produkt vdekjeprurës.
Sipas MSH-së, produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës.
“Lidhur me shkrimet ne media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale lidhur me atë se produkti medicinal ‘Paracetamol P 500’, i prodhuesit ‘Apex’ llogaritet si një produkt vdekjeprurës, gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Ministria e Shëndetësisë, pas informatave të siguruara nga Agjensioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, njofton opinionin se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës. Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar, me qëllim të evitimit të qarkullimit eventual të çfarëdo produkti, i cili nuk ka autorizim marketing dhe të drejtë qarkullim në tregun kosovar”, është thënë në njoftimin e MSh-së.