MSh-ja po shqyrton vaksinimin edhe të personave 12-15 vjeç
Komiteti për imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë (MSh) është duke e shqyrtuar mundësinë e vaksinimit të moshave 12-15 vjet me prioritet sipas indikacioneve shëndetësore.
Kështu ka bërë me dije në një konferencë për media drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani.
“Që nga fillimi i pandemisë grupmosha më e prekur nga Covid-19 ka qenë 30-39 vjeç, kurse javët e fundit kemi vërejtur ndryshim të strukturës moshore për shkak të vetë natyrës së variantit Delta që zbret në moshat 10-19 dhe 20-29, në total 22.1 për qind, pra 1/5 e të gjithë të infektuarve kohët e fundit bie në moshën 10-29 për qind. Kjo flet për atë se vaksinimi i suksesshëm në moshat e shtyra ka bërë që vaksinimi të tregojë suksesin e vet e gjithëmbarshëm”.
“Fuqishëm rekomandojnë vaksinimin e moshave mbi 18 vjeç. Vaksinimi i popullsisë minimum 60 përqind është zgjidhja më e mirë për të mbrojtur popullatën nga Covid-19”, ka thënë Ramadani.
Ramadani ka bërë thirrje për të gjithë punëtorët shëndetësorë, arsimorë, të administratës dhe të mediave, por edhe gjithë qytetarëve që të vaksinohen.