MSh-ja propozon që institucionet t’i kryejnë punët edhe nga distanca (Dokument)
17 qershor 2020
| 16:51
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka përgatitur një propozim-vendim ku i kërkohet Qeverisë së Kosovës që ta aprovojë atë dhe e cila ndërlidhet me pandeminë Covid-19.
Sipas këtij propozimi, të cilin e ka siguruar gazeta “Scanner”, obligohen institucionet publike e private që ta organizojnë me stafin punën e tyre ( në distancë apo nga shtëpitë e tyre) në funksion të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin në fuqi.
Një propozim i tillë vjen pas rritjes se numrit rasteve me Covid-19.