MSh-ja publikon këshilla për lëvizje gjatë pandemisë Covid-19

20 gusht 2020 | 11:08

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar disa këshilla për lëvizje të njerëzve për gjatë situatës me Covid-19.

Këto këshilla përfshijnë lëvizjen e qytetarëve kur përdorin transportin publik, gjithashtu bëhet thirrje që kur është e mundur për qarkullim të shfrytëzohen biçikletat ose ecja.

Sipas fotografisë të publikuar nga MSh-ja në të cilën janë këto këshilla është thënë se “përderisa qytetet në të gjithë botën po prezantojnë një gamë të gjerë masash për të kufizuar kontaktet fizike për të parandaluar dhe ngadalësuar pandeminë Covid-19 shumë njerëz mund të kenë ende nevojë për të lëvizur nëpër qytet për të arritur në vendet e tyre të punës kur të jetë e mundur, të plotësojnë nevojat bazike të përditshme ose ofrojnë ndihmë për njerëzit në nevojë”.

https://www.facebook.com/597689407055317/posts/1754824438008469/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Kuvendit, Talat Xhaferi pritet që sot të konvokojë…