MSh-ja publikon listën e personave që do ta marrin nesër dozën e dytë të vaksinës në Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka ftuar qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës “AstraZenca” më 31 mars dhe ata që e kanë marrë vaksinën “Pfizer” më 12 maj, të paraqiten nesër (e mërkurë) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës.
Kjo ministri ka publikuar edhe listën e qytetarëve që do të vaksinohen nesër me dozën e dytë të vaksinës kundër Covidit.
Njoftimi i plotë:
Ftohen qytetarët e listës në vijim, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 “AstraZeneca” me datën 31.03.2021 dhe “Pfizer” me datën 12.05.2021, që nesër, e mërkurë, 9 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori”për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.
Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.
Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminët sipas listës!
Linku i listës:https://msh.rks-gov.net/…/njoftim-rreth-vaksinimit…/