MSh-ja publikon numrin e rasteve të reja me Covid dhe të vaksinuarve

06 maj 2022 | 15:22

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 11 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës. Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 770 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha…