MSh-ja me sistem elektronik për menaxhimin e kontratave për barna
22 mars 2018
| 14:04
Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do ta bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, i cili është aktiv që nga sot.
Këtë e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ky sistem do të mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj. Çfarë është më e rëndësishmja, ky sistem do të njoftojë zyrtarët e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore 120 ditë (4 muaj) para skadimit të një kontrate, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një kontrate të re dhe të mos mbetet në mungesë do të ndonjë bari.