Stabilizohet furnizimi me barna në QKUK

06 shtator 2018 | 10:37

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore ka një përmirësim të vazhdueshëm sa i përket furnizimeve me barna dhe material shpenzues.

Sipas komunikatës për media të kësaj ministrie, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, furnizimi me barna është mbi 70 për qind, ndërsa citostatikët dhe materiali shpenzues së fundmi po blihen me çmime ekstremist më të lira se në të kaluarën.

“Ministria e Shëndetësisë, krahas sigurimit të furnizimeve të reja me çmime të volitshme dhe ndërprerjes së dukurive abuzive me buxhetin e dedikuar për barna dhe material shpenzuese, ka filluar edhe procesin e revidimit të Listës së Barnave Esenciale, me qëllim që pacientëve kosovarë, t’u mundësohet qasje në terapitë e reja dhe cilësore dhe në përputhje me praktikat më të mira farmaceutike”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media të MSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore…